Trump: Nesër takohem me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, do diskutojmë bisedën me Putinin

Presidenti i SHBA-së Donald J. Trump ka njoftuar se do të takohet nesër në Zyrën Ovale me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, për të diskutuar zhvillimet e fundit në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe bisedën e tij të fundit me Presidentin rus Vladimir Putin.

‘Nesër, Presidenti Zelenskyy dhe unë do të takohemi në Zyrën Ovale, ku do të diskutojmë bisedën time me Presidentin Putin dhe shumë çështje të tjera. Besoj se arritëm përparim të madh me bisedën telefonike të sotme,’ shkruan presidenti Trump në një postim në rrjetet sociale.

Deklarata e presidentit vjen në një moment kur vëmendja ndërkombëtare është e përqendruar te zhvillimet e luftës në Ukrainë dhe përpjekjet diplomatike për të arritur një paqe, pas paqes së arritur mes Izeelit dhe Hamasit. Trump ka theksuar disa herë gjatë muajve të fundit se, nëse do të rikthehej në Shtëpinë e Bardhë, do të arrinte një ‘marrëveshje të shpejtë’ për t’i dhënë fund konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës.