Rrëzimi i rezolutës për gjenocidin serb, Blushi: Kjo mazhorancë po ndjek agjendën antikombëtare të Ramës
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka folur nga oborri i Kuvendit pas rrëzimit të propozimit të opozitës për gjenocidin serb në Kosovë.
Blushi: Më lejoni të bëj një koment ne lidhje me rezolutën për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë. Është ajo çfarë unë sot paralajmërova që kjo shumicë është vendosur të ndjekë agjendën antikombëtare të Edi Ramës.
Në raport me çështjen kombëtare dhe në raport veçanërisht me Kosovën. Nuk ka hipokrizi më të madhe se sa në një anë te kërkosh mitin për lirimin e drejtuesve të UÇK dhe në anën tjetër të votosh kundër rezolutës që dënon krimet serbe në Kosovë.