FOTO/ Mesazhi që nxori zbuluar planin e Ballës, skenari për të mbyllur debatin në Kuvend

 

Një skenar i përgatitur nga mazhoranca socialiste për të mbyllur me çdo kusht debatin në Kuvend është zbuluar sot pas një gabimi të Taulant Balles.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi për mediat se Partia Socialiste kishte ndërtuar paraprakisht një plan për të mos lejuar diskutimet në seancë, por për ta çuar menjëherë procesin në votim.

Sipas Bardhit, mesazhi që zbulon këtë plan është dërguar gabimisht nga Taulant Balla në grupin e Konferencës së Kryetarëve, në vend që të shpërndahej në kanalin e brendshëm të komunikimit të deputetëve socialistë.

‘Ky është mesazhi që zbardh skenarin e mazhorancës për të mos lejuar debatin në Kuvend.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka thirrur deputetët socialistë dhe ka përgatitur paraprakisht planin për të ndërprerë diskutimet në seancë dhe për te shkuar menjëherë në votim.

Ky SMS ku jepeshin udhëzimet për këtë veprim, është ngatërruar dhe në vend që të dërgohej në kanalin e brendshëm të komunikimit të grupit parlamentar të PS-së, është dërguar gabimisht në grupin e Konferencës së Kryetarëve’, tha Gazment Bardhi për gazetarët.