", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/October/16/auto_Sylvi1760626701.png", "width": 900, "height": 583 } }

Mesazhi i Sylvinho-s pas dy fitoreve të fundit: Gjithmonë me shpirt dhe zemër. Forca Shqipëri!

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka reaguar pas përfundimit të grumbullimit të tetorit, ku kuqezinjtë arritën dy fitore të rëndësishme: 0-1 ndaj Serbisë në eliminatoret e Botërorit dhe 4-2 përballë Jordanisë në miqësore. Braziliani ka ndarë në rrjete sociale një mesazh motivues, duke vlerësuar angazhimin e lojtarëve dhe shpirtin e skuadrës.

“Sapo kemi mbyllur një tjetër periudhë të shkëlqyer së bashku me rezultate shumë pozitive. Jo vetëm për shkak të dy fitoreve të rëndësishme, por falë përpjekjes, performancës, përkushtimit dhe bashkëpunimit të të gjithëve.

Vazhdojmë përpara kështu… gjithmonë me shpirt dhe zemër.

Forca Shqipëri!!!

Një mesazh që reflekton frymën e unitetit dhe pasionin me të cilin Sylvinho dhe skuadra e tij po e udhëheqin Shqipërinë drejt objektivave të mëdhenj.

View this post on Instagram

A post shared by Sylvio Campos Official (@sylvinho_campos)