SYRI TV/ ‘ADN’, një film që prek thellë rrënjët njerëzore, aktorët zbulojnë për Syri Tv prapaskenat
Filmi “ADN” solli një premierë emocionuese që preku thellë publikun me temat e familjes, ndarjes dhe rikthimit tek rrënjët. Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm, përveç sallës kryesore u hapën edhe dy salla të tjera, ndërsa filmi pritet të shfaqet së shpejti në qytete të Shqipërisë, në Kosovë dhe jashtë vendit.
Syri tv
Në një atmosferë të mbushur me emocione, filmi “ADN” pati premierën e tij zyrtare, duke ngjallur një jehonë të fortë që nga shfaqja e parë. Një produksion që bashkon artin, ndjeshmërinë dhe një guxim të rrallë për të prekur temat më të thella të realitetit shqiptar identitetin, familjen, ndarjen dhe rikthimin tek rrënjët. Rike Roçi, një nga producentët dhe aktoret kryesore të filmit, rrëfen për personazhin e saj, Danën, ndërsa tregon edhe për skenën më të vështirë.
Nga ana tjetër, aktorja dhe producentja Erjola Doçi vlerëson forcën e mesazhit që përcjell “ADN”.
Në rolin e prindërve së bashku me bashkëshortin Romir Zalla, aktorja Suela Bako shpjegon emocionin e fortë që mbart historia.
Ndërsa aktori Jul Deda e sheh “ADN”-në si një pasqyrë të realitetit shqiptar.
Premiera e “ADN”-së u prit me një interes të jashtëzakonshëm nga publiku përveç sallës kryesore, u rezervuan edhe dy salla të tjera për ndjekësit e shumtë që dëshironin ta shihnin filmin. Ky produksion do të nisë së shpejti një tur shfaqjesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Kosovë, por edhe jashtë vendit, duke e çuar emocionin dhe mesazhin e tij përtej kufijve.