Tensione në Kuvend/ Rama nuk duron fjalën e opozitës, përjashton kreun e Grupit Parlamentar të PD-së
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi seanca është përjashtuar nga seanca.
Më herët, kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, ndëshkoi Bardhin duke i hequr të drejtën e fjalës.
Pas protestave të demokratit, urdhri i radhës i Peleshit ishte nxjerrja e Bardhit nga seanca.
Gjithashtu, Peleshi ka paralajmëruar edhe deputetin tjetër të PD, Klevis Balliu, të cilit i hoqi të drejtën e fjalës për këtë seancë.
Por momentet e tensionit nga deputetët e PD vijuan dhe Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta.