SYRI TV/ Rrjet i amortizuar në Postribë, banorët: Na janë djegur elektroshtëpiaket
Banorët në fshatin Postribë shprehen se rrjeti I amortizuar elektrik po u shkakton dëme të mëdha ekonomike. Banorët shprehen se janë taksapagues të rregullt ndërsa askush nuk u jep përgjigje për problematikën e tyre.
Syri TV
Për këtë banorët kërkojnë ndërhyrje. Si shkak i tensionit të ulët u janë djegur pajisje shtëpiake, duke u shkaktuar dëme të shumta, ndërkohë në shumë raste kalojnë disa orë pa energji elektrike, edhe pse i paguajnë rregullisht faturat e energjisë.
Pavarësisht ankesave të tyre, banorët theksojnë se deri tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga institucionet përgjegjëse.