Ventura: Italia ime u quajt dështim se doli mbrapa Spanjës, sot pas Norvegjisë përgëzohet nga të gjithë

Ish-komisari teknik i Italisë, Gian Piero Ventura, në një intervistë të dhënë për mediet italiane ka përfituar nga rasti për të evidentuar standardin e dyfishtë të përdorur nga opinioni publik sa i përket vlerësimit të punës së bërë në Kombëtaren e katër herë kampioneve të botës në dekadën e fundit.

“Në ditët e sotme po shikoj se po festojnë me shumë entuziazëm kualifikimin në fazën play-off. Por kur isha unë trajner kjo fjalë as që mund të përmendej dhe të mendoni se Italia ime mbërriti e dyta pas Spanjës jo si sot që është lënë pas nga Norvegjia”, tha  Gian Piero Ventura.