Drejtësia politike vijon të mbajë në qeli kreun e PL/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës
Drejtësia politike ka vijuar të mbajë në qeli Presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Metaj.
Në një vendim të publikuar pak më parë, gazetari i SYRI-t, Fatjon Gjinaj, bën me dije se Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Ilir Metës, për lirim nga qelia.
‘Gjykata e Lartë, në bazë të Nenit 246/6 dhe 260 i K.Pr.Penale, vendosi mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 165 (87-2025-253), datë 17.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’, thuhet në njoftim.