Berisha: Shpreh mbështetjen time të plotë për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë, për të cilën nuk kam parë deri tani asnjë provë të vetme inkriminuese
Kryetari i Partisë Demokratike ka shprehur mbështetjen e plotë për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë.
“Nuk kam parë deri tani asnjë provë të vetme inkriminuese:, tha Berisha në nje deklaratë për mediat.
Pyetje: Fatmir Mediu ka deklaruar se do të shkojë si qytetar i thjeshtë në protestë. Vendimi juaj i PD-së është një vendim politik i krahut të djathtë, apo është vetëm një vendim politik i PD?
Sali Berisha: Vendimi për të mos marrë pjesë në protestë është një vendim politik i Partisë Demokratike. Ky është vendim politik i PD....
Pyetje: Këtë protestë nuk e organizon Edi Rama dhe vetë Rama deklaroi se nuk do të marrë pjesë në këtë protestë...
Sali Berisha: ... Kur deklaroi Edi Rama që nuk do marrë pjesë në protestë? E kanë detyruar.
E detyruan.
Pyetje: Po ju si qytetar nuk mund të merrni pjesë në këtë protestës?
Sali Berisha: E detyruan, Edi Rama, kush tani. Edhe ua them dhe pastaj rrini 3 ditë rresht, jo ishte kështu e jo ishte ashtu dhe kur del ashtu, nuk thoni që të paktën e tha.
Pyetje: E gjykon publiku pastaj ...
Sali Berisha: E gjykon publiku, por unë them edhe njëherë, e detyruan. Për këtë të jeni të sigurt. Ishte përgatitur fjalimi fiks një orë.
E detyruan se tani është në...
Pyetje: Bashkimi Europian apo ...
Sali Berisha: E detyruan ata që e detyruan. U detyrua me u tërheq. Kishte përgatitur një fjalim të gjatë se tani ka kaluar në stilin e kubanëve, por u detyrua me u tërheq.
Megjithatë, meqë jam në këtë rast, dua të shpreh mbështetjen time të plotë për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë, për të cilën nuk kam parë deri tani asnjë provë të vetme inkriminuese.
Ka një diskutim aty, ka qenë apo nuk ka qenë, e vërteta është se ata kanë qenë në Tiranë shumicën e kohës.
Kanë ushtruar autoritetin aq sa kanë pasur mundësi ta ushtrojnë nga Tirana. Dhe këta nuk janë të parët që ushtrojnë aktivitetin, që udhëheqin nga një vend tjetër.
Jo, historia e revolucioneve dhe luftërave çlirimtare ka raste të tjera.
Ndaj dhe të marrësh dhe të thuash që ndodhi kjo dhe është përgjegjësia jote, kur nuk ka asnjë lidhje.
Keq është që u vra, mirë është të gjendet autori, por nuk mund të akuzosh atë, për mua në asnjë mënyrë.