Berisha: Rama i dëmton më shumë luftëtarët e UÇK-së! Ne jemi kundër ndërhyrjeve në punët e brendshme të Kosovës
Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se ndërhyrjet e Ramës në punët e brendshme të Kosovës po dëmtojnë rëndë imazhin e luftëtarëve të UÇK-së dhe vetë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Gjatë fjalës së tij për media, Berisha u shpreh se kryeministri është “i damkosur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht”, ndaj çdo qëndrim i tij në mbrojtje të ish-luftëtarëve të lirisë i ndihmon në mënyrë të kundërt.
Ai theksoi gjithashtu se Partia Demokratike mbështet respektimin e pavarësisë së institucioneve të Kosovës dhe është kundër çdo ndërhyrjeje politike në proceset e saj të brendshme.
Deklarata e plotë:
Së pari, në princip, unë nuk besoj kurrë se protesta është rruga për t’iu kundërvënë gjykatës.
...Jo, e kam theksuar, edhe kur më kanë thënë, jo u kam thënë.
Nuk kanë qenë protesta, kanë qenë konferenca për shtyp.
...Mbështetësit e mi nuk kanë protestuar.
...Njoftimet kanë qenë për protesta, por unë nuk i kam lejuar.
Shiko, gjykatat kanë absurditetet e tyre. Njësoj si të vësh një grup gazetarësh të protestosh para tyre. Por ato kanë një pavarësi, por ajo pavarësi nuk është meritë e pushteteve të tjera që t’i sulmojë.
Përndryshe nuk do ketë gjykata, nuk do ketë media.
Unë jam që të respektohen, pavarësisht se çfarë bëjnë.
E dyta, Edi Rama i dëmton shumë ata se është një personalitet i damkosur tanimë.
E keni marrë vesh, i damkosur kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht.
Dhe ta shohin atë gjykatësit se ky po u del zot, absolutisht i rëndon.
Të dalë Taulant Balla, i cili i ka rekordet e zeza në të gjitha kancelaritë, dhe të flasë për luftëtarët e lirisë, i dëmton.
Po, normale, luftëtarët e UÇK dhe qyetarët e tjerë janë të lirë të organizojnë çfarë të mendojnë.
Por Edi Rama ka faktuar se është një armik i egër i Kosovës.
Ju kujtohet ju projekti për ndarjen e kufijve? Ky ka qenë promotor kryesor.
Ju kujtohet ju Ballkani i Hapur kur Kosovën e futën në hartën e Serbisë? Ky ka qenë autori kryesor.
Ju kujtohen sanksionet që i vu Albin Kurtit? Ky ka qenë.
Ju kujtohet fluturimi i tij, mblodhi Batonët e Kosovës për të rrëzuar qeverinë? Ky ka qenë.
Ju kujtohen fjalimet e tij kundër kryeministrit të Kosovës? Ky është.
Edhe këtë e ka kundër tij.
Ne nuk jemi që të ndërhyjmë në punët e brendshme të Kosovës. E thashë edhe në parlament, preferenca ime është LDK ta zëmë, por unë nuk ndërhyj kurrë as në fushatë, as në ato.
Kjo është normale, është një vend tjetër ai.