Reshje intensive në Vlorë nga 17 deri më 21 tetor, qytetarët paralajmërohen për kujdes
Qendra Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore ka njoftuar se gjatë datave 17 deri më 21 tetor, qyteti i Vlorës pritet të përfshihet nga reshje shiu me intensitet mesatar deri lokalisht të lartë.
Sipas njoftimit, qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të shmangin parkimin e automjeteve në zonat me problematika, ku mund të ketë prurje uji apo bllokime për shkak të reshjeve.
Autoritetet kërkojnë bashkëpunimin e qytetarëve dhe kujdes të shtuar në qarkullim, ndërsa strukturat vendore do të ndjekin situatën nga afër gjatë ditëve në vijim.