‘Unë e porosita vrasjen e Dorjan Shkozës’/ Alibej zbulon skemën: Dhashë 100 mijë euro për ta ekzekutuar...

Erjon Alibej vijon të japë dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme, në kuadër të grupit kriminal ‘Plumbi i Artë. Ai pranoi përfshirjen e tij në një varg vrasjesh dhe shpjegoi detaje mbi ekzekutimet. Alibej ka treguar se për vrasjen e Dorjan Shkozës i kishte dhënë Nuredin Dumanit 50,000 euro, dhe se pas ekzekutimit të vëllezërve Haxhia i kishte dhënë pjesën tjetër, duke pohuar se shuma totale për Shkozën ishte rreth 100,000 euro.

Erjon Alibej: Për vrasjen e Dorian Shkozës, unë i dhashë Nuredin Dumanit 50 mijë euro. Mbas ekzekutimit te vëllezërve Haxhia i dhashë pjesën tjetër. I ofrova 100 mijë euro në total për vrasjen e Dorjan Shkozës. I kam shpjeguar Nuredinit që mos e kalo urën, hap krahun djathtas dhe është një makinë ML e zezë. Për vrasjen e Regis Runaj, është marrë Xhuljano Hoxha, nuk jam marrë unë me armët. Për ngjarjet e tjera, armët thuajse i kam siguruar të gjitha te hoxha, për të cilin kam dhënë deklarime më parë. Në vrasjen e Bujar Çelës, Nuredini ka patur armë vetë, nuk më kujtohet nëse me ka kërkuar mua armë. Ka patur raste kur kam pas edhe armë gjendje. Për vrasjen e vëllezërve Haxhia, një makinë e ofrova unë. Me atë u bë ekzekutimi. Ma dha një djalë nga Shijaku, shok i hershëm i vëllait tim të ndjerë dhe ai ma ofroi. I thërrasin Alban Qerosi, emër mbiemër nuk ia di. E kam takuar disa herë këtë person, shumë herët. Në vrasjen e vëllezërve Haxhia morën pjesë./Raportoi, Fatjon Gjinaj