Ekzekutoi biznesmenin italian në Tepelenë, vetëdorëzohet në polici autori-EMRI

Është vetëdorëzuar në Policinë e Gjirokastrës, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në fshatin Salari të Tepelenës.

Sipas gazetares së SYRI TV, i dyshuari, Kamber Sulçaj momentin e dorëzimit mbante edhe armën me të cilën kreu krimin.

Ai është futur në drejtorinë e Policisë, ndërsa po jep deklarimet për ngjarjen.