Frika se u zbulohen vjedhjet/ Mocion me debat dhe Komision për fondet e IPARD, PS rrëzon kërkesën e PD

Kuvendi ka hedhur poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për mocion me debat dhe komision parlamentar për gjetjet e OLAF mbi fondet e IPARD.

Më 72 vota kundër është kërkesa e demokratëve nuk është miratuar.

Ndërkohë që kreu i grupit parlamentar të PD ka paralajmëruar se nëse kërkesa nuk miratohet, brenda një jave PD depoziton kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për fondet e BE.

Duket qartë se çdo iniciativë e opozitës për të zbardhur të vërtetat e vjedhjes së fondeve nga administrata e Rilindjes hidhet poshtë dhe nuk pranohet nga ushtarët e Ramës në Kuvend.