Iniciativat e Begajt për GJK, Muçi: Ndërhyrja në mandatin e nje anëtari, atentat ndaj kushtetutës

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv avokati, ish prokurori, dhe ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi tha se “është e qartë që zonja Bejtja ka një mandat ose posedon një mandat të plotë në Gjykatën Kushtetuese”. “Çdo interpretim, çdo sofizëm që tenton të bëjë, qoftë kryetari i Gjykatës së Lartë, Presidenti, kuvendi rreth këtij mandati, është thjesht, vazhdimi i tentativës për ta kapur dhe kontrolluar sistemin drejtësisë për ta patur nënë kontroll.

Në bisedë me moderatorin Flvio Qarri ai ka komentuar zhvillimet  e fundit sidomos pas denoncimeve të rënda për Presidentin ë Republikës Bajram Begaj bërë nga opozita të cilat janë shkelje të rënda të Kushtetutës. Ai tha se ndërhyrjet e tij edhe për “zgjedhjet e anëtarit të Kushtetutës janë një atentat ndaj Kushtetutës”.

Besnik Muçi: Është një atentat ndaj kushtetutës, në fakt, të ndërhysh në mandatin e një anëtari të GJK, një nga funksionet më të rëndësishme.  Në fakt është funksioni më i rëndësishëm në Shqipëri, duhet ta kemi parasysh.

Edhe nga pikëpamja e hierarkisë së pozicionit të shtetit shqiptar, anëtari i Gjykatës Kushtetuese është funksioni i katërt më i rëndësishëm në Shqipëri. Pra pas, Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese vjen anëtari i GJK. Pra e kuptojmë se sa e rëndësishme është ndërhyrja që qeveria nëpërmjet Presidentit kërkon të bëjë në mandatin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Dhe një nga elementët thelbësore të ushtrimit të funksionit të anëtarit të GJK, është mandati. Në fakt kjo e theksuar edhe në dokumentet e GJK por edhe nga institucioni i komisionit të Venecias në disa akte të cilat kanë vlerësuar rëndësinë e qartësisë së zgjatjes së mandatit të anëtarit të GJK në pavarësinë e ushtrimit të këtij funksioni .

Tani nëse kthehemi konkretisht, kthehem edhe unë në retrospektivë para 5 - 6 vjetësh kur ishte ajo situatë , unë në fakt nuk kam aplikuar për këtë mandat, kam aplikuar për dy mandate të plota. Për një mandat të plotë të deklaruar nga Presidenti i Republikës, dhe për një mandat të plotë të shpallur nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë i shpallur në vitin 2019. Unë u listova nga KED ku kishte 51 kandidatura dhe isha i treti me pikëzim. Dhe Presidenti i Republikës me dekretoi mua si anëtar i GJK, sipas kushtetutës. Nëse ju vëreni dhe analizoni të gjithë aktet e krijimit dhe zgjedhjes së kësaj vakante, në të gjithë qartësohet mirë se  bëhet fjalë për një vakancë të plotë. Dhe dekreti i Presidentit është për një vakancë të plotë. Pra është e qartë që të gjithë institucionet e periudhës ishin të qarta dhe ishin të kthjelltë në atë që ishin duke bërë dhe ishin duke shpallur dhe dekretuan një mandat të plotë në Gjykatën Kushtetuese. Për arsyet që tashmë dihen dhe zonja Bejtja suksedoi mandatin e lënë në vakancë nga ana ime. Kështu që është e qartë që zonja Bejtja ka një mandat ose posedon një mandat të plotë në Gjykatën Kushtetuese. Tani çdo interpretim, çdo sofizëm që tenton të bëjë, qoftë kryetari i Gjykatës së Lartë, Presidenti, kuvendi rreth këtij mandati, është thjesht, në gjykimin tim tani, vazhdimi i tentativës për ta kapur dhe kontrolluar jo vetëm në fillim të reformës në drejtësi por në çdo hap të zhvillimeve të sistemit të drejtësisë për ta patur nënë kontroll këtë sistem. Ky është vlerësimi im....