Grenell kritika ndaj Von der Leyen për Specialen: Qëndruat në heshtje kur Smith arrestoi Thaçin
I dërguari presidencial për misione speciale në mbarë botën, Richard Grenell, i ka reaguar presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, pas qëndrimit të saj në Kosovë.
Grenell ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian në lidhje me Gjykatën Speciale.
“Gjykata juaj e Hagës e ka mbajtur Presidentin Thaçi për 5 vjet. Si mund t’i shpërndani këshilla gjyqësore çdo vendi?”, pyet Grenell presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Grenell, në vazhdim të reagimit ndaj von der Leyen, ka thënë se ndjekja e Thaçit është politike.
“Ju qëndruat të heshtur ndërsa Jack Smith arrestoi një President në detyrë, vetëm sepse ai ishte duke shkuar për të takuar Donald Trump për të krijuar një marrëveshje paqeje që përfshinte shpërbërjen e punës së Jack Smith/gjykatës. Është e turpshme se si media e ka injoruar këtë ndjekje penale politike”, thotë Grenell në fund të reagimit të tij.
Your Hague Court has held President Thaci for 5 years.
How can you disperse judicial advice to any country?
You sat silent while Jack Smith arrested a sitting President all because he was on his way to see Donald Trump to forge a peace agreement that included the dissolution… https://t.co/ZqyYHaKzmE