Plug/ Adriatik Zotkaj me pesë dënime penale, por drejton bashkinë Poliçan
Emisioni Investigativ ‘PLUG’ - 15 tetor 2025 në Syri TV
Pjesa e parë
Adriatik Zotkaj, është modeli më përfaqësues i qeverisjes së Partisë Socialiste dhe Edi Ramës, në krye të Bashkisë së Poliçanit.
Falë kryeministrit, që e cilëson ‘Babagjyshin që i jep veç të mira’, Adriatik Zotkaj qëndron në detyrën e kryebashkiakut të Poliçanit, që prej vitit 2003, ku vetëm në zgjedhjet lokale të vitit 2023, konkuroi në rekord edhe me vetë Edi Ramën, me 78.8 % të votave.
Që në fillimet e karrierës së tij si kryebashkiak Adriatik Zotkaj do të spikaste me të kaluarën e tij, kur nisi të bëhej objekt i ligjit të dekriminalizimit me mosdeklarimin e krimeve.
Siç raportonin mediat në atë kohë, në 21 Maj të vitit 2002, Zotkaj u dënua me 1 vit burg për veprat penale të kryerjes së veprimave arbitrare si edhe për falsifikim të dokumenteve shkollore. E sipas vendimit, dënimi ndaj Zotkaj është marrë pas kallëzimit të një vajze e cila e akuzonte për ngacmim seksual.
Ndërkohë rezulton se Adriatik Zotkaj, është dënuar edhe 5 herë me vendime penale.
Në vitin 1985 nga Gjykata e Skraparit për akuzën e “fyerjes dhe goditjes për shkak të detyrës”.
Në vitin 1992 Gjykata e Korçës e ka dënuar me 3 vjet burg për akuzën e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
Për të vazhduar në vitin 2001 po gjykata e Skraprarit e ka dënuar me 10 muaj burg për kundërshtim të forcave të rendit e më pas dënim me një tjetër vendim në vitin 2006 nga Gjykata e Beratit.
Të dhëna premtuese, për rilindjen socialiste, që t’i besonte Zotkajt për vite me radhë këtë bashki, e në mënyrë enigmatike të pastronte çdo njollë të CV-ja e tij.
Madje, Zotkaj gjeti edhe një mbështetje të panjohur më parë, kur Prokuroria e Përgjtishme kërkoi shkarkimin e tij për shkak të fshehjes së dënimeve, që siç ai vetë deklaronte, sulmet ishin politike.
Këto të dhëna, duket se nuk janë aq rastësore për të, pasi të njëjtin historik të marrëdhënieve me ligjin, e pasojnë edhe vëllai i tij, Artur Zotkaj, që edhe pse i akuzuar për kultivim dhe trafik droge, do të rehabilitohej gjithashtu në Bashkinë e Poliçanit.
Pjesa e dytë e PLUG/ Bashkia Poliçan çerdhe punësimesh për familjarët e Adriatik Zotkaj, krushku dhe djemtë pasurohen me para publike
/Syri.net/