Kërcënon Trump: E sprapsa Izraelin, por do të kthehet në Gaza sapo të jap fjalën…

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do ta lejojë Izraelin të rifillojë luftimet në Gaza nëse Hamasi nuk i përmbahet kushteve të marrëveshjes për pengjet e nënshkruar javën e kaluar.

“Izraeli do të kthehet në ato rrugë [të Gazës] sapo ta them këtë fjalë”, i tha Trump CNN-së në një intervistë telefonike. “Nëse Izraeli do të mund të hynte dhe t’i shkatërronte, do ta bënte këtë.”

Ndërsa ai pranon se Hamasi ende nuk i ka kthyer shumicën dërrmuese të 28 trupave të pengjeve të vdekura që mbaheshin në Gaza para se të hynte në fuqi marrëveshja, ai thotë se “Nxjerrja e atyre 20 pengjeve [të gjallë] ishte me rëndësi të madhe”.

Duke komentuar ekzekutimin nga Hamasi të disa dhjetëra banorëve të Gazës, të cilët pretendohet se kanë bashkëpunuar me Izraelin, Trump thotë: “Çfarë po ndodh me Hamasin, kjo do të sqarohet shpejt.”

Hamasi po “hyn dhe po i spastron bandat, bandat e dhunshme”.

I pyetur nëse ata që janë në shënjestër të Hamasit janë në të vërtetë civilë të pafajshëm, Trump përgjigjet: “Po bëj kërkime për këtë… Do ta zbulojmë. Mund të jenë edhe bandat.”

Sa i përket përpjekjeve të tij për të bindur kryeministrin Benjamin Netanyahu që të binte dakord për marrëveshjen e armëpushimit në Gaza, Trump thotë: “Më është dashur t’i frenoj… E kam sqaruar çështjen me Bibin.”

Ai mburret me mbështetjen e gjerë ndërkombëtare që ka marrë plani i tij për Gazën. “Ata duan të jenë pjesë e Marrëveshjeve të Abrahamit. Tani që Irani nuk është problem.”/ Times of Israel.