Princi Leka dhe Blerta e shpallën fejesën përmes një deklarate zyrtare të Oborrit Mbretëror të Shqipërisë, të publikuar të shtunën, më 11 tetor 2025:

‘Oborri Mbretëror ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve, dhe Zonjushës Blerta Celibashi.

Fejesa u festua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në jug të Shqipërisë, në praninë e familjes dhe miqve të ngushtë. Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen e sinqertë për të gjitha urimet e dashura që ka marrë për këtë rast të gëzueshëm.’

/SYRI.net

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/October/15/auto_UNAZA1760549476.jpg", "width": 900, "height": 635 } }

Fejesa, Princ Leka i vuri në gisht të dashurës së tij, një unazën me vlerë 120 mijë paund

Fansat e familjes mbretërore shqiptare morën një lajm të gëzueshëm këtë javë, pasi Princi i Kurorës, Leka II i Shqipërisë, njoftoi fejesën me të dashurën e tij, Blerta Celibashi. Pas publikimit të një videoje pas kuintave nga momenti romantik i fejesës dhe disa fotografive të reja të çiftit të lumtur, redaksia e revistës HELLO! nuk ka ndalur së foluri për unazën mahnitëse të fejesës së nuses së ardhshme mbretërore.

‘Ishte dashuri në ajër dhe paqe në zemrën time,’ shkroi Blerta në Instagram.

E veshur me një fustan sateni ngjyrë fildishi deri në tokë, ajo dukej rrezatuese teksa pozonte në një ambient të ndriçuar nga dielli, mes bimëve të brendshme. Në foton e fundit, ajo shihej duke shikuar me admirim diamantin e ri, të cilin ekspertët e kanë vlerësuar në rreth 120 mijë paund.

Eksperti i bizhuterive dhe themeluesi i kompanisë Abelini, Nilesh Rakholia, me mbi 15 vite përvojë në gurë të çmuar dhe bizhuteri, e përshkroi dizajnin e unazës si ‘mbretëror’ dhe ‘elegant’. Sipas tij, ajo është me diamant oval ose në formë ‘cushion-cut’ mbi një rrip të hollë me gurë të vegjël pavé.

‘Është një dizajn klasik dhe i përjetshëm që ndjehet njëkohësisht mbretëror dhe modern. Diamanti i zgjatur tërheq vëmendjen, duke krijuar një siluetë elegante, ndërsa detajet me gurë të vegjël shtojnë shkëlqim pa e zbehur gurin qendror,’  shpjegoi Rakholia.

Duke nënvizuar simbolikën e fshehtë, ai shtoi:

‘Diamantët në formë ovale dhe ‘cushion-cut’ janë prej kohësh të lidhur me harmoninë dhe dashurinë e qëndrueshme. Janë forma plot hir-romantike, por jo të ekzagjeruara-dhe për këtë arsye përbëjnë një zgjedhje të përshtatshme për dikë që po hyn në jetën mbretërore.’

Edhe pse nuk është unaza më e madhe mes atyre mbretërore, eksperti tha se është ‘e punuar me mjeshtëri’ dhe shumë e vlefshme, si financiarisht, ashtu edhe në aspektin sentimental.

Nëse guri qendror është rreth 2 deri në 3 karatë, me pastërti dhe ngjyrë të shkëlqyer, një unazë e tillë do të vlerësohej midis 80,000 dhe 120,000 paundësh (rreth 100,000–150,000 dollarë).

Ai përfundoi duke thënë se unaza e Blertës reflekton një ndryshim gradual në tendencat e fejesave mbretërore, ku gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë të ruajnë traditën, por edhe të shtojnë një prekje personale.

‘Unaza e Blertës përputhet në mënyrë të përkryer me këtë frymë: romantike, e rafinuar dhe plot domethënie të qetë – një dizajn që nuk del kurrë nga moda,’ – tha eksperti.

View this post on Instagram

A post shared by Blerta Celibashi (@blerta_c)


Princi Leka dhe Blerta e shpallën fejesën përmes një deklarate zyrtare të Oborrit Mbretëror të Shqipërisë, të publikuar të shtunën, më 11 tetor 2025:

‘Oborri Mbretëror ka kënaqësinë të njoftojë fejesën e Lartmadhërisë së Tij, Princit të Kurorës Leka II i Shqiptarëve, dhe Zonjushës Blerta Celibashi.

Fejesa u festua me gëzim më 11 tetor 2025, në Ksamil, në jug të Shqipërisë, në praninë e familjes dhe miqve të ngushtë. Familja Mbretërore ndan lumturinë e saj me popullin shqiptar dhe shpreh mirënjohjen e sinqertë për të gjitha urimet e dashura që ka marrë për këtë rast të gëzueshëm.’

/SYRI.net