SYRI TV/ Vrasja e Astrit Kalasë, EAJ: Qeveria të ndalë sulmet dhe kërcënimet, gjyqësori nën presion
Përmes një rezolute të miratuar nga Shoqata Europiane e Gjyqtarëve ndëshkon vrasjen e magjistratit Astrit Kalaja teksa i tërheq vëmendjen qeverisë shqiptare të marrë masa. Mes kërkesave ndaj qeverisë, është edhe ndalimi i gjuhës kërcënuese dhe sulmet ndaj gjyqtarëve, sikurse ka ndodhur së fundmi ku kryeministri shigjetoi disa magjistratë.
Syri TV
Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve ka miratuar një rezolutë lidhur me vrasjen e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, ku dënon ashpër këtë akt tronditës. Shoqata thekson se vrasja ndodhi në një kontekst shqetësues për drejtësinë në Shqipëri, ku sistemi gjyqësor është i dobësuar për shkak të mungesës së gjyqtarëve pas procesit të vettingut, ndërsa gjyqtarët janë bërë objekt i sulmeve publike nga figura të larta politike.
Pushtetet ekzekutive dhe legjislative kanë detyrimin të ofrojnë çdo mbrojtje të nevojshme dhe të mjaftueshme kur funksionet e gjykatave rrezikohen nga sulme fizike ose nga frikësime të drejtuara ndaj anëtarëve të gjyqësorit thuhet në rezolutë, teksa radhiten edhe disa kërkesa për qeverinë shqiptare.
Rezoluta u miratua unanimisht me kërkesë të unionit të gjyqtarëve të Shqipërisë që u përfaqësua nga gjyqtarët Gerd Hoxha dhe Genti Dokollari.