SYRI TV/ SHVSH: Kërkojmë rritjen e pagesave, prej 15 vitesh pagat vetëm indeksohen

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë ka marshuar në ditën ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë duke sjellë në vëmendje kërkesat e tyre të cilat janë do u mundësonin një jetesë dinjitoze. Në deklaratën para Bashkisë ata kërkuan rikthimin e shërbimeve të specializuara publike dhe pagesa më të larta për ta dhe shoqëruesit e tyre.

Syri TV

Në ditën ndërkombëtare të shkopit të bardhë kreu i shoqatës "shpresë kundër verbërisë", Artur Puka ka folur nga qyteti i Shkodrës duke përmendur vlerën e ulët të KEMP-it që përfitojnë këta qytetarë gjë që e bën akoma më të vështirë jetesën për ta.

15 tetori njihet si dita ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë ndërsa në Shqipëri numërohen mbi 13 e 500 qytetarë të regjistruar si të verbër ku rreth 3000 prej tyre kanë nivel 0 të shikimit duke e bërë të domosdoshme nevojën për të pasur shoqërues gjatë gjithë kohës.