‘Gishti i hollë dhe xhepi i thellë’/ Dylgjeri tallet me Begajn: Nesër bën eko barku dhe kolonoskopi te klinika…

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar me lajmin e publikuar sot në media nga PD, se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, rezulton i punësuar në një spital privat, ndërkohë që është në funksionin e kreut të shtetit shqiptar.

‘Njoftim i Spitalit Acibadem... Nesër në dt 16 tetor, dita që mbahet edhe mbledhja ne Gjykatën Kushtetuese per interpretimin e mandateve të anetarëve të Gjykatës, pas një kërkese të Presidentit Bajram Begaj ky i fundit bën dhe shërbime anale për pacientet shqiptarë’, shkruan Dylgjeri në Facebook.

Postimi i plotë:

Njoftim i Spitalit

Acibadem...

Nesër në dt 16 tetor, dita që mbahet edhe mbledhja ne Gjykatën Kushtetuese per interpretimin e mandateve të anetarëve të Gjykatës, pas një kërkese të Presidentit Bajram Begaj ky i fundit bën dhe shërbime anale për pacientet shqiptare si më poshtë:

6 me 8 të mëngjesit eko barku, çmimi: 30 euro

21 me 23 kolonoskopi 220 euro.

Pacientët të mos kenë  ndrojtje për vizitën se e ka gishtin e hollë...dhe xhepin e thellë.

Ju mirëpresim