PL depoziton projektligjin për uljen e TVSH-së/ Xhixho: Qeveria nuk mori asnjë masë! Blushi: Qëllimi ynë, i qartë

Zv.Presidentja e PL, Erisa Xhixho, gjatë konferencës për gazetarët prezantoi projektligjin e depozituar në Kuvend, për sa i përket uljes së TVSH-së për produktet bazë të shportës.

Xhixho theksoi se qeveria nuk mori asnjë masë për uljen e çmimeve me synim lehtësimin e familjeve në kohë inflacioni.

Ajo tha se në këto kushte është e nevojshme që të hyjë politika fiskale.

Xhixho: Premtim rezultoi një mashtrim në listën e gjatë të mashtrimeve elektorale. Asnjë masë nuk është marrë nga qeveria për uljen e çmimeve për të lehtësuar familjet. Qe vetëm propagandë.

Të nderuar qytetarë në kushtet e inflacionit të lartë dhe rritjet e kostove të jetesës bëhet e nevojshme që politika fiskale të hyjë. PL ka depozituar në parlament projektligjin për tatimin  e vlerës së shtuar.

Me këtë propozim kërkojmë një shtesë në këtë ligj. Shkalla e tatimit të aplikohet në masat e shportës bazë. Ne kemi bindjen se ulja e TVZH në 5%, nuk është vetëm një masë ekonomike por sociale.

Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka theksuar se projektligji propozon uljen e TVSH-së nga 20% në 5% për 23 produkte ushqimore bazë të shportës.

Postimi i plotë:

Partia e Lirisë mban fjalën!

Depozituam në Kuvend projektligjin për uljen e TVSH-së nga 20% në 5% për 23 produkte ushqimore bazë të shportës.

🎯 Qëllimi ynë është i qartë:

✅ Çmime më të ulëta

✅ Ulje e kostos së jetesës

✅ Më shumë lehtësi për familjet shqiptare

✅ Mbështetje konkrete për ekonominë familjare

Partia e Lirisë qëndron në krah të qytetarëve, me zgjidhje konkrete që prekin jetën e përditshme.

Ne besojmë se politika duhet të shërbejë për njerëzit dhe ky është një hap konkret drejt një jete më të mirë dhe më të përballueshme.

🛒 23 produktet që përfshihen në uljen e TVSH-së:

🥖 Bukë

🌾 Miell gruri

🍚 Oriz

🍝 Makarona

🌻 Vaj ushqimor

🍬 Sheqer i bardhë

🧂 Kripë e jodizuar

🥛Qumësht / Kos

🧀 Djathë i bardhë

🥚 Vezë të freskëta

🥩 Mish

🐟 Peshk

🥔 Patate

🧅Qepë

🧄 Hudhra

🫘 Fasule të thata

🍛 Thjerrëza

🌱 Bizele

🥕 Karrota

🍅 Domate

🍎🍐 Fruta

🚰 Ujë i ambalazhuar