Izraeli: Bisedimet për pjesën tjetër të marrëveshjes do vazhdojnë pas fazës së parë

Zyrtarët izraelit thanë këtë të mërkurë se bisedimet mbi pjesën tjetër të marrëveshjes së paqes për Gazën, do të zhvillohen vetëm pasi faza e parë të jetë ‘e përfunduar’ me sukses.

Të dyja palët nënshkruan fazën e parë të marëveshjes që përfshinte lirimin e pengjeve, të burgosurve dhe një armëpushim të menjëhershëm.

Ndërkohë, pjesët e fundit të planit 20-pikësh përfshinë qeverisjen e Gazës dhe një rrugë drejt shtetësisë.

“Ne jemi ende në fazën e parë . Do të flasim për fazën e dytë kur të përfundojmë të parën”, tha një zyrtar izraelit.

Sakaq, zyrtarë të nivelit të mesëm izraelitë, ndodhen ende në Egjipt për të diskutuar kthimin e trupave të pengjeve dhe zbatimin e plotë të fazës së parë.