SYRI TV/ Qytetarët protestë para policisë rrugore, qindra monopatina janë sekuestruar

Qytetarë dhe perfaqesues te bizneseve kane protestuar kete te merkure para drejtorise se Policise Rrugore ne Tirane kunder aksionit te qeverise për sekuestrimin e monopatinave. Ata thane se aksioni i policise eshte i paligjshem pasi kane vepruar pa nje ligj, por vetem me urdhrin e Ministres se Brendshme te dhene ne rrjete sociale. Nderkohe bizneset qe merren me shitjen e monopatine shprehen se ky aksion po i falimenton. Ata thone se nuk eshte zgjidhje bllokimi por vendosja e nje rregullore per qarkullimin e tyre.

SYRI TV

Qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar këtë të merkur përpara drejtorisë së Policisë Rrugore. Ata kanë kundërshtuar vendimin e ministres së brendëshme, Albana Kociu për ndalimin e qarkullimit të përdorimit të monopatinave si dhe aksionin e policisë për sekuestrimin e tyre. Qyetarët shprehen se veprimet e policisë për bllokimin e monopatinave janë të paligjshme, ndërsa thekojnë se nuk mund të njoftohet një vendim i tillë përmes rrjeteve sociale.

Të pranishëm në protestë ishin edhe disa përfaqësues biznesi, të cilët merren me riparimin dhe shitjen e këtyre mjeteve. Këta të fundit deklaruan se një vendim i tillë, i con ata falimentimit

Një përfaqësi e protestuesve u paraqitën në komisariat me dokumentacionin përkatës për të tërhequr një monopatinë të sekuestruar, ndërsa vunë re se edhe vet punonjësit e policisë shkonin me monopatin në punë

Pas paraqitjes në komisariat, ata deklaruan se i ishte komunikuar se mjetet do jenë të bllokuara për 30 ditë, vendim të cilin gjithashtu e cilësuan si të pakuptimtë.

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, e shoqëruar  nga kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, deklaroi të dielën e kaluar ndalimin përkohësisht të qarkullimit të monopatinave elektrike në rrugë nëpërmjet një njoftimi në Facebook