VIDEO/ Ndërtimi i aksit të ‘Korridorit 8’: Kompania depoziton dherat në Shkumbin, rritet rreziku për…

Kompania e cila po ndërton aksin Rrogozhinë-Qafë Thanë, pjesë e ‘Korridorit 8’ po kryen shkelje të rënda të mjedisit, ku me dherat që po grumbullon nga ndërtimi i rrugës, po i depoziton në shtratin e lumit Shkumbin.

Sipas një denoncimi të ardhur në redaksinë e SYRI-t, pamjet tregojnë se një grumbull i madh dheu është depozituar në buzë të lumit Shkumbin.

Banorët janë të shqetësuar, pasi një shi të bjerë, meqë jemi dhe në sezonin e shirave, e fryn lumin Shkumbin dhe merr me vete të gjitha inertet, duke i depozituar në fushë.

‘Dherat mbi lumin shkumbin, sa re bien shirat dhe fryhet lumi Shkumbin e gjithe sasia e dherave i merr uji dhe i depozitin ne fushe!’, shkruan denoncuesi.