Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Një plumb u gjet në rrobat e Ragip Kurtaj, si u çua në polici nga infermierja

Nga Elton Qyno/

Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, administrimi dhe këqyrja paraprake e pamjeve filmike, marrjes së deklarimeve etj, ka rezultuar se në 6 tetor 2025, rreth orës 15:35 në ambientet Gjykatës së Apelit të Juridiksionit për Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar seanca gjyqësore, me objekt "Kundërshtimin e veprimeve përmbarimore", me palë paditëse Ragip Kurtaj etj, i cili shoqërohej nga djali i tij Elvis Kurtaj, palë të paditur Përmbaruesi Gjyqësore Taulant Muja, Zyra Përmbarimore Shkodër, dhe palë të treta, personi nën hetim Gjon Shkambi etj, i cili shoqërohej nga nipi i tij, personi nën hetim Elvis Shkambi.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit nga gjyqtari Astrit Kalaja, personi nën hetim Elvis Shkambi, i cili ndodhej në sallë, ka nxjerrë nga brezi një armë zjarri pistoletë, dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili si pasojë e të shtënave është rrëzuar në tokë.

Njëkohësisht, pas këtij veprimi personi nën hetim Elvis Shkambi i drejton pistoletën shtetaseve Ragip Kurtaj dhe Elvis Kurtaj, të cilët tentojnë të dalin nga salla, dhe qëllon një herë me armë zjarri (pistoletë) në drejtim të tyre, ku si pasojë të shtënave shtetasi Elvis Kurtaj është dëmtuar në krahun e djathtë, ndërsa shtetasi Ragip Kurtaj është dëmtuar në në pjesën e brinjëve në krahun e majtë.

Gjithashtu, gjatë dhënies se ndihmës mjekësorë në auto-ambulance, nga stafi mjekësor është dorëzuar një predhë arme zjarri, gjetur në rrobat (teshat) e të dëmtuarit Ragip Kurtaj, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Skema e krimit: