Von der Leyen: Do kujtojmë gjithmonë gjenocidin në Srebrenicë, u përkula para nënave
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bëri sot vizitën e saj të parë zyrtare në Qendrën Memoriale të Srebrenicës, duke dërguar një mesazh respekti dhe solidariteti për viktimat e gjenocidit.
Presidentja Von der Leyen bëri homazhe për viktimat e gjenocidit dhe më pas vizitoi disa ekspozita të përhershme, përfshirë Arkivin e Qendrës Përkujtimore. Në një postim në X ajo shkruan:
“Vizita ime në memorialin e Srebrenicës më preku shumë. Nderova kujtimin e më shumë se 8,300 djemve dhe burrave boshnjakë që u vranë në Srebrenicë 30 vjet më parë. Dhe u bëra homazh nënave, grave dhe bijave që mbajtën peshën e humbjes për tre dekada të gjata. Është detyra jonë të ruajmë të vërtetën dhe të punojmë aktivisht për pajtim. Bashkimi Evropian do ta kujtojë gjithmonë gjenocidin e Srebrenicës”.