Kaos në qarkullim! Nis bllokimi i aksit Vorë–Durrës, qytetarët detyrohen të devijojnë rrugë nga 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit

Segmenti rrugor Vorë–Ura e Dajlanit ka hyrë në fazën e ndërhyrjes për rehabilitimin e shtresave asfaltike, duke sjellë bllokime të përkohshme të trafikut në orët e natës.

Sipas njoftimit zyrtar, duke nisur nga mbrëmja e sotme (14 tetor), çdo natë nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në drejtimin Vorë–Durrës. Bllokimet do të aplikohen në këto segmente:

Vorë–Maminas

Maminas–Sukth

Sukth–Fllakë

Fllakë–Mbikalimi i Shkozetit

Mbikalimi i Shkozetit–Ura e Dajlanit

Punimet do të zgjasin 1–2 ditë për çdo segment, ndërsa pas përfundimit të ndërhyrjes në krahun Vorë–Durrës, pritet të nisë puna edhe në drejtimin e kundërt, nga Ura e Dajlanit drejt Vorës.

Për të shmangur vonesat dhe ngarkesat, drejtuesve të mjeteve u kërkohet të ndjekin rrugën alternative: Vorë – Maminas – Katër Rrugët e Shijakut – Durrës.

Njoftimi:

Nisur nga situata e trafikut në autostradën Tiranë - Durrës, e krijuar si rrjedhim i ndërhyrjes për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, Autoriteti Rrugor Shqiptar në koordinim të plotë më Policinë e Shtetit kanë hartuar një Plan të ri të Menaxhimit të Trafikut. Duke filluar që sot, datë 14 tetor, nga ora 23:00-06:00 do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente:

 • Vorë-Maminas,

 • Maminas-Sukth,

 • Sukth-Fllakë,

 • Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,

 • Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.

Kohëzgjatja e punimeve: 1–2 ditë për çdo segment.

Të gjithë përdoruesit e kësaj rruge, në oraret e mësipërme duhet të kalojnë në rrugën alternative: Vorë – Maminas - Katër rrugët e Shijakut - Durrës. Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit - Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje. Ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme për rehabilitimin e tij, ndaj ARRSH kërkon edhe një herë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe i fton të zgjedhin rrugët alternative për të lehtësuar këtë proces rehabilitimi!