Malltezi: Ballo me maska e delinkuentit të dosjes 184 dhe subjektit të antimafias
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi duke komentuar raportimin e Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve, e ka vënë theksin tek dy kryetarët e dy komisioneve, atë të Ligjeve dhe ‘Xhafaj’ siç njihet komisioni ‘Për Nismat qytetare’, Fatmir Xhafaj dhe Ulsi Manja.
‘Ballo me maska e banditëve: Delinkuenti i dosjes 184 dhe subjekti i ligjit antimafie lëpijnë atë që as nuk i heton, jo më t’i mbajë përgjegjësi para ligjit’, shkruan Malltezi në postimin e tij në rrjetet sociale, duke i kujtuar Altin Dumanit dy dosje që nuk ka pasur guximin as ti prekë, jo më ti hetojë.