Bozdo në Komision: INSTAT ka humbur pavarësinë, po manipulon të dhënat për propagandën e qeverisë
Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Raportit Vjetor të INSTAT për vitin 2024, në Komisionin e Ekonomisë, Punësimit dhe Financave, deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, denoncoi ashpër politizimin e këtij institucioni dhe manipulimin e të dhënave statistikore për qëllime propagandistike nga qeveria.
Bozdo theksoi se Censi i Popullatës dhe Banesave, si produkti më i rëndësishëm i INSTAT që mbahet çdo 10 vjet, është publikuar me 8 muaj vonesë dhe nën presion politik, çka ka çuar në deformimin e realitetit dhe fshehjen e shpopullimit dramatik të vendit.
Sipas tij, INSTAT ka humbur kredibilitetin dhe profesionalizmin, duke kaluar nga një institucion i pavarur në një zgjatim të propagandës qeveritare, që shërben për të manipuluar opinionin publik dhe për të legjitimuar dështimet në politikëbërje.
Postimi:
Sot në prezantimin e Raportit Vjetor të INSTAT për vitin 2024, në Komisionin e Ekonomisë, Punësimit dhe Financave
Censi i Popullatës dhe Banesave është produkti më i rëndësishëm i INSTAT që mbahet një herë në dhjetë vjet, të dhënat e të cilit përbëjnë bazën kryesore të politikëbërjes dhe reformave ekonomike dhe shoqërore.
Rezultatet e Censit u dhanë 8 muaj me vonesë. Presioni politik mbi INSTAT nxorri të dhëna të manipuluara, sic ishte ajo e shpopullimit të Shqipërisë!
INSTAT ka humbur profesionalizmin, kredibilitetin në sytë e shqiptarëve dhe nga një institucion realisht i pavarur, ësjtë kthyer këto vite në një institucion që (keq)përdoret për statistika politike!
Në fjalën time argumentova me fakte këtë qëndrim të Partisë Demokratike dhe Opozitës!