Zbardhet i plotë rrëfimi i Elvis Shkambit: Qëllova drejt gjyqtarit pasi ndjeva mllef, xhaxhai më tha: Na fike, Elvis...
Ng Elton Qyno - Syri
Është zbardhur i plotë rrëfimi i Elvis Shkambit, personit që ekzekutoi ne sallën e gjyqit me 3 plumba gjyqtarin e Apelit Tiranë, Astrit Kalaja.
Gazetari Qyno, ka mundur të sigurojë dosjen penale të prokurorisë, ku protagonisti i këtij krimi të paprecedentë rrëfen në vetë të parë të gjithë dinamikën e asaj dite të 6 tetorit.
I pyetur në cilësinë e personit nën hetim shtetasi Elvis Shkambi, në prani të mbrojtësit të caktuar kryesisht, ka pranuar faktin penal që i atribuohet, motivin, mekanizimin e ngjarjes, veprimet konkrete të kryera nga ana e tij.
Më konkretisht, personin nën hetim Elvis Shkambi, ka deklaruar se nuk e pranon akuzën e bashkëpunimit me xhaxhain e tij, pasi xhaxhai Gjon Mark Shkambi, nuk kishte lidhje me ngjarjen që kishte ndodhur dhe nuk ka bashkëpunuar me të në asnjë moment para, gjatë apo pas kryerjes së ngjarjes.
Ai sqaron se fisi Shkambi, të cilit ai i përket si anëtar prej afro 30 vitesh, ka disa prona dhe sipërfaqe trualli në qytetin e Shkodrës.
Disa prej pronave fisi i tij i ka përfituar dhe një pjesë janë ende në procese gjyqësore.
Konkretisht, njëra prej pronave është një godinë trekatëshe, e cila ndodhej në lagjen "Skënderbeg", rruga "Nënë Tereza” në Shkodër.
Për këtë pronë, ata janë në procese të gjata gjyqësore, ku fillimisht kanë qenë në procese gjyqësore me institucionet shtetërore si palë kundërshtare, dhe prej afro tre vitesh për këtë pronë janë në proces ekzekutimi të vendimit të Gjykatës për lirimin e kësaj prone në favorin e tyre nga personat të cilët e kanë zaptuar atë pa dokumente.
Në datë 6 Tetor 2025, ata kanë pasur seancë gjyqësore në Gjykatën e Apelit, ku objekti i gjykimit ishte kundërshtimi i veprimeve përmbarimore, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datën 11 korrik 2024, kishte vendosur pezullimin e ekzekutimit të gjobës së Zyrës së Përmbarimit Shkodër, të vendosur në masën 50.000 lekë për familje ndaj personave që kishin okupuar pronën tonë, dhe ata e apeluan në gjykatën e apelit vendimin e shkallës së parë.
Seanca gjyqësore ka qenë e planifikuar për në orën 14:00 dhe ai është nisur së bashku me xhaxhain e tij, të cilin prej afro 1 viti e 8 muajsh po e ndihmonte dhe asistonte në të gjitha proceset.
Ata janë nisur nga Shkodra, rreth orës 09:00, me automjetin e xhaxhait, i cili është i markës Mercedes Benz, me targa AA900AA, me ngjyrë gri.
Pasi janë nisur, kanë qëndruar në qytetin e Lezhës për të marrë pjesë në një ngushëllim të një bashkëfshatari të tyre, në zonën e Ishull-Shëngjinit.
Pasi kanë pirë kafen ngushëlluese në Lezhë, ata janë nisur drejt Tiranës, ku do mernin pjesë në gjyq.
Pas vrasjës së Astrit Kalasë, autori i ngjarjës Elvis Shkambi ka pasur në trondije të rëndë psiqike.
Sipas dosjës hetimore pasi autori ka dal në oborr bashkë me xhaxhin e tij ai i ka dhënë atij çelsat e makinës, duke i kerkuar që të largohej, pasi ai nuk kishte punë, por ai nuk u largua dhe ata kanë qëndruar ne oborr derisa janë afruar shërbimet e policisë, te cilëve, sapo do të hynin në ambientet e brendshme të giykatës, ai u ka thirrur, duke iu treguar se ishte ai personi që kishte qelluar me armë.
Xhaxhai i tij, në momentin që ai ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, ka qënë pranë tij dhe, pasi ai ka shtënë ndaj gjyqtarit, ai ka qëndruar i shokuar në salle, pa kryer asnjë veprim.
Ai mban mend që ai ka qenë gjatë tëre kohës i shokuar dhe në gjendje te rënduar psikologjike, duke i thënë: "...Na fike...Elvis...!".
Për sa i përket armës së zjarrit, pistoletës me të cilën ai ka kryer ngjarjen, prej rreth 10 vitesh e ka në posedim atë dhe nuk e ka përdorur kurrë, pra ishte hera e parë qe bëntë qitje me këtë armë.
Ai ka qenë edhe herë të tjera me këtë armë në brez, pothuajse në të gjitha seancat giyqësore që janë zhvilluar dhe që ai ka ndjekur nga afer, si dhe me këtë armë në brez ka qënë edhe në institucionet e tjera ku ai ka shkuar për të kërkuar të drejtën e tij.
Këtë armë ai e mban për vetëmbrojtje dhe nuk e ka mbajtur me vete për formë presioni për seancat gjyqesore.
Ne momentin që ka qëlluar ndaj gjyqtarit, ka ndjerë urrejtje të madhe ndaj tij për vendimin e padrejtë të dhënë ndaj tye.
Sipas prokurorisë referuar dëshmisë autori është i penduar për të gjithë çfarë ndodhi, pasi nuk dëshironte të përfundontë kështu, por gjithçka ishte një tronditje e çastit nga ai vendim.