Qeveria e re franceze/ Reforma e pensioneve, buxheti - Lecornu fjalim për të bindur deputetët me projektin e tij…
Sapo ka nisur ora më e rëndësishme e historisë së Francës që nga De Gaulle. Fjalimi i Kryeministrit Sébastien Lecornu për buxhetin e ri në Parlament.
Nga 289 deputetë që është shumica absolute e nevojshme, 265 kanë deklaruar se do e rrezojnë pa e dëgjuar fare.
Fati i Frances është në duar të 25 deputetëve shtesë që do bëjnë të bjerë apo të mbijetojë Lecornu 2.
Këta 25 deputetë janë te Partia Socialiste qe akuzohet si tradhtare si ta rrezojë si mos ta rrezojë qeverinë.
Po ra projketi Lecornu 2 priten zgjedhje te parakohshme prapë në France dhe fitorja e Le Pen do të kishte pasoja të pallogaritshme për Francën dhe Evropën.
Sébastien Lecornu bën thirrje për "ndarjen e pushtetit me Parlamentin", duke e parë këtë si "një çarje".
Në vitet e fundit, qiramarrësit e ndryshëm të Matignon nuk kanë hezituar kurrë të mbështeten në Nenin 49.3, nenin që lejon miratimin e një projektligji pa votim nga deputetët.
“Ju do të votoni, ju do të vendosni dhe kjo do të jetë një tjetër pushim”, vazhdoi Kryeministri, duke konfirmuar se nuk do ta përdorte këtë dispozitë.
"Unë nuk do të jem Kryeministri i rrëshqitjes së llogarive publike", tha kreu i qeverisë nga foltorja e Parlamentit francez.
Paraardhësi i tij llogariste në 44 miliardë euro kursime. Sébastien Lecornu propozon 35 miliardë euro kursime në një kontekst të përkeqësimit të financave publike.
Deficiti "duhet të jetë më pak se 5% e PBB-së" në buxhet, shtoi Kryeministri.