Humbja me Kosovën, Suedia shkarkon trajnerin për herë të parë në histori

Pas humbjes ndaj Kosovës, Suedia ka shkarkuar menjëherë trajnerin.

Pavarësisht dëshirës së teknikut Jon Dahl Tomasson për të qëndruar, drejtuesit e Federatës kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin.

Drejtori i futbollit i Federatës Suedeze të Futbollit, Kim Kallstrom, ka telefonuar kapitenin e ekipit kombëtar, duke e njoftuar atë me  vendimin e  fundit.

Vlen të theksojmë se kjo është hera e parë në histori që Suedia shkarkon një trajner.

Jon Dahl Tomasson drejtoi përfaqësuesen në 18 ndeshje.