U vranë katër palestinezë nga IDF, reagon Izraeli: Kaluan kufirin
Izraeli ka reaguar pas vrasjes së katër palestinezëve vetëm pak orë më parë.
Ushtria izraelite tha se ka hapur zjarr ndaj personave që, sipas saj, iu afruan forcave izraelite që po vepronin në veri të Rripit të Gazës. Sipas deklaratës, katër palestinezë kishin kaluar një kufi të përcaktuar për tërheqjen fillestare izraelite, si pjesë e planit të armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, një veprim që Izraeli e konsideron shkelje të marrëveshjes.
Autoriteti shëndetësor lokal në Gazë raportoi se ushtria izraelite ka vrarë gjithsej gjashtë palestinezë në dy incidente të ndara të martën, në zona të ndryshme të territorit.Detajet ende nuk janë zbuluar.