Tension te përfaqësuesja që pretendon Botërorin, lojtarët refuzojnë të stërviten para ndeshjes vendimtare

Përfaqësuesja e Gabonit ka një situatë mjaft të tensionuar. Dje lojtarët patën stërvitjen e fundit, para ndeshjes që sot luajnë përballë Burundit. Dhe të udhëhequr nga kapiteni Aubamejang refuzuan të stërviten.

Vetë trajneri Tierri Mujuma ka reaguar për rastin në fjalë.

Bëhet fjalë për kualifikimin në Kupën e Afrikës, për të cilin u premtua premio.

“Kualifikimi u arrit në nëntorin e vitit 2024. Është tashmë tetor i vitit 2025 dhe lojtarët akoma nuk janë paguar. Kanë pritur që 1 vit”, u shpreh ai.

Bonusi është premtuar nga Qeveria. Sot ndërkohë Gaboni do të luajë sfidën e fundit në grup, ndërsa pretendon kualifikimin në Botërorin 2026. .

Aktualisht numëron 1 pikë më pak se Bregu i Fildishtë. Mundësi të mëdha kanë edhe si vend i dytë në grupin F të Afrikës.