SYRI TV/ Fermeret në Fier: Jemi me humbje, nuk kemi asnjë përkrahje
Fermerët në Fier shprehen të revoltuar për mungesën e përkrahjes nga shteti për prodhimet bujqësore. Prodhimet e këtyre fermerëve mbeten në kuadër të përdorimit vetjak pasi e kanë të pamundur të shesin në tregje.
SYRI TV
Në zonat bujqësore të Pojanit dhe Ndërmënasit në bashkinë Fier, këtë vit vihet re një rënie e ndjeshme e sipërfaqeve të mbjella. Fermerët thonë se arsyet janë të shumta, por mbi të gjitha ekonomike.
Ata theksojnë se mungesa e tregut dhe përkrahjes nga shteti po e çon bujqësinë drejt shuarjes, ndërsa prodhimet vendase zëvendësohen nga ato të importit, shpesh me cilësi më të dobët, e çmime më të ulëta.
Shpopullimi i zonave rurale dhe zhgënjimi i fermerëve po e kthejnë bujqësinë shqiptare në një sektor që mbijeton me vështirësi. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga qeveria, që bujqësia të mos mbetet vetëm kujtim i së shkuarës.