SKANDALI/ I arrestoi mikun në kërkim, Ilir Proda vijon hakmarrjen ndaj komisarit

Ilir Proda vijon trajtimin e Policisë së Shtetit si organizatë private në urdhrat e tij, duke u hakmarrë ndaj kujtdo që nuk i bindet i interesave të tij. Pak kohë më parë, në media u raportua se Ilir Proda u hakmorr, me shkarkime dhe dorëheqje të imponuara ndaj të gjithë punonjësve të Komisariatit nr. 2 që u angazhuan në arrestimin e personit në kërkim Altin Morina, i cili u etiketua si shok i ngushtë i Ilir Prodës.

Në atë kohë mediat raportuan se edhe shefi i Komisariatit nr. 2  Ridvan Pali dha dorëheqjen për shkak të këtyre shkarkimeve pa motiv, por si rezultat i presionit të madh të medias, dorëheqja nuk iu pranua nga kreu i policisë Tiranë Elton Alushi, e për rrjedhojë edhe nga drejtori i P.SH Ilir Proda.

Por duket se mos-pranimi i kësaj dorëheqjeje, ka patur si qëllim hakmarrjen ndaj ish-drejtuesit të Komisariatit nr. 2, Ritvan Pali, i cili pak kohë më vonë do të degdisej me urdhër dhe firmë të Ilir Prodës, si Shef Seksioni i Rendit Publik në Komisariatin e Policisë së Devollit.

Duket se hakmarrja nuk përfundon këtu, vetëm 4 ditë më parë, po me urdhër të Kryepolicit Ilir Proda, ish-komisarit të degdisur në Leskovik, do t’i ulej grada nga Komisar në nënkomisar, që përkthehet jo vetëm goditje për karrierën por edhe pagesë më të ulët. E sikur të mos mjaftonte me kaq, Proda kishte rezervuar për Palin një tjetër surpizë, duke e transferuar në cepin tjetër të Vendit, në Kukës, e tashmë me ulje në detyrë në pozicionin e specialistit të thjeshtë të rendit.

Sipas urhdrit të Prodës, Ritvan Pali nuk ka përmbushur detyrën funksioale, ndaj dhe merren masa ndëshkimore. Por nga historiku, nisja e kësaj hakmarrje duket se zanafillën e ka tek përmbushja e detyrës funksionale përkundër interesave personale, bazuar kjo në raportimet mediatike për arrestimin e mikut në kërkim të Ilir Prodës. Altin Morina, dikur ish-efektiv i RENEA-s, i cili ndodhet aktualit në burg për llogari të SPAK, pasi në operacionin “REVANSHI”, rezultoi në bisedat “Sky ECC”, si i angazhuar në kultivimin e kanabisit me Durim Bamin, të fortin e Niklës. Në momentin e arrestimit, Altin Morinës iu gjet edhe një pistoletë pa leje.