Rey Manaj publikon videon emocionuese, ia dedikon eksodit në Kosovë golin ndaj Serbisë

Rey Manaj shënoi gol historik në Leskovc. Sulmuesi i Kombëtares tundi rrjetën që mbrohej nga Petroviç, ndërsa Shqipëria fitoi 1-0 ndaj Serbisë.

Sot, Manaj ka ndarë një video në rrjetet sociale. Montazhi është emocionues, pasi kujton eksodin e shqiptarëve dhe vështirësitë në Kosovë gjatë sulmeve të Serbisë.

“Kjo fitore është për ata”, shkruan Manaj.

https://streamin.link/v/97558565