Kriza e vreshtarisë në Leshnicë: Prodhimi mbetet stok, fermerët përballen me falimentim

Fshati Leshnicë, një nga zonat më të njohura për vreshtari dhe pemëtarinë në qarkun e Korçës, po përballet me një krizë të thellë ekonomike.

Rreth 70% e banorëve të këtij fshati merren me kultivimin e rrushit, por këtë vit prodhimi ka mbetur stok dhe shumë fermerë nuk po gjejnë ku ta shesin.

Situata është përkeqësuar nga rënia e çmimeve të rrushit, të cilat kanë arritur deri në vetëm 50 lekë për kilogram, një nivel që nuk mbulon as kostot e prodhimit.

Shumë prej tyre janë detyruar të kthejnë rrushin në verë apo rakia, por edhe këto produkte mbeten të pashitura, duke thelluar krizën ekonomike dhe pasigurinë e fermerëve.

Importet nga vendet e jashtme, kryesisht Maqedonia dhe Greqia, po dominon tregjet lokale, duke shtuar presionin mbi prodhimin vendas, i cili megjithëse cilësor dhe bio, nuk gjen rrugë për shitje.

Shpenzimet e larta për plehra, ilaçe dhe mirëmbajtje, bashkë me mungesën e tregut, po e çojnë shumicën e fermerëve drejt falimentimit.

Banorët e Leshnicës kërkojnë veprime urgjente nga institucionet shtetërore për të siguruar treg për prodhimin vendas para se të lejohet importi i produkteve të huaja.

Në këtë mënyrë, ata shpresojnë të mbrojnë punën e tyre, të ruajnë traditën e vreshtarisë dhe të shmangin humbjen e përvitshme të prodhimit.

Në Qarkun e Korçës, zona e vreshtave përbën rreth 1119 hektarë, por edhe ky potencial mbetet i pakthyer në fitime për fermerët lokalë.