Në disa komuna përfundon procesimi i të gjitha vendvotimeve, kush ku po prin në garën për asambletë komunale
Nëpër Qendrat Komunale të Numërimit tashmë ka vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për asamble.
Sipas përditësimit të fundit të KQZ-së, në disa komuna është duke vazhduar procesimi i votave nga vendvotimet, e në disa të tjera ka përfunduar.
Në Gjakovë ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të vendvotimeve.
Sipas të dhënave të KQZ-së, prin AAK me 32, 30 përqind, pasuar nga Vetëvendosje me 18, 73 përqind, PDK me 15, 50 përqind e LDK me 12,52 përqind.
Procesimi i të gjitha vendvotimeve ka përfunduar edhe në Gjilan, ku prin Lëvizja Vetëvendosje.
Të gjitha vendvotimet janë procesuar edhe në Podujevë.
Numërimi i votave është drejt fundit edhe në Mitrovicë të Jugut, ku ka mbetur pa u numëruar edhe një vendvotim.
Në Prishtinë, deri më tani janë procesuar 254 vendvotime nga 268 sa janë gjithsej. Numërimi është duke vazhduar edhe në Prizren, Ferizaj e në disa komuna të tjera.