Miqësorja e Shqipërisë me Jordaninë, FIFA cakton Juxhin Xhajën në trupën e gjyqtarëve

Shqipëria luan sot një miqësore ndaj Jordanisë në stadiumin “Air Albania”, duke përfituar nga fakti se renditet në një grup me 5 skuadra dhe nuk do të ketë ndeshje zyrtare.

Për këtë takim, kuqezinjtë do të gjykohen nga një treshe zvicerane, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

Kryesori i takimit, është përcaktuar Lukas Fandrish, i ndihmuar nga Jonas Erni dhe Nikolas Myler.

Gjyqtari kryesor, është një emër i njohur për Kombëtaren tonë, pasi ka gjykuar në ndeshjen kualifikuese për Botërorin e 2022, kundër San Marinos në “Elbasan Arena”, ndeshje kjo e fituar nga kuqezinjtë me rezultatin e thellë 5-0.

Gjyqtari zviceran, nuk kishte shumë punë për të bërë në atë takim, duke akorduar vetëm një karton të verdhë për miqtë.