‘Kam pastruar 12 m kanal’/ Berisha ironizon Andi Sallën: Sukses i madh! Imagjino në Ministrinë e Bujqësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ironizuar deklaratën e ministrit të Bujqësisë, Andi Salla, i cili në asamblenë e PS, ka theksuar se ka pastruar 12 metra linear kanal kullues gjatë kohës që ka qënë kryebashkiak i Cerrikut.

Suksesi i madh. Ministri i Bujqësisë deklaronte në asamblenë e PS se në 4 vite ka pastruar 12m linear kanal. Imagjino në ministrinë e Bujqësisë’, shkruan Berisha në Facebook.

Deklarata e Andi Salla në asamblenë e PS:

Salla: Pastrimi dhe gjelbërimi i Bashkisë Cerrik, pastrimi i kanaleve kulluese, në kuadër të nismës ‘një muaj, një komunitet’, janë pastruar 12 m linear kanal kullues, kryesisht në zona ku veprimtaria e bujqësisë është më e zhvilluar. Kanale të pastruara deri tani i shërben një komuniteti prej 15 mijë banorësh dhe sipas të dhënave nuk janë pastruar prej 20 vitesh.