Skandali i 'Panama Papers': Gjykata shkarkon nga detyra Kryeministrin e Pakistanit

Gjykata Supreme në Pakistan ka shkarkuar nga detyra kryeministrin Naëaz Sharif. 

Kjo gjykatë e ka ndalu  Naëaz Sharid që të mbajë postin zyrtar, pas një hetimi për korrupsion.

Pas vendimit Sharif ka dhënë dorëheqjen si kryeministër. 

Ky vendim vjen pas një hetimi mbi pasurinë e familjes së tij mbi skandalin e “ Panama Papers”.

Hetimi ka zbuluar lidhje të fëmijëve të tij me kompanitë e fshehura  në ishull dhe akuza për evazion fiskal.

Të pesë gjyqtarët arritën një vendim unanim.

Sharif ka mohuar vazhdimisht akuzat. /SYRI.net/