RTL: Ish-presidenti francez Sarkozy në burg që nga java e ardhshme
Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të fillojë të vuajë dënimin me pesë vjet burg javën e ardhshme në Paris, pas një vendimi për konspiracion kriminal në lidhje me përpjekjen për të mbledhur fonde nga Libia për fushatën e tij zgjedhore në vitin 2007, raportoi sot televizioni RTL.
Raporti thotë se Sarkozy do të dërgohet në burgun Paris Sante më 21 tetor, raporton Reuters.
Zyra e prokurorit financiar në Paris njoftoi se nuk mund ta konfirmonte dhe as ta mohonte raportin e RTL-së.
Kur dënuan Sarkozinë, gjyqtarët deklaruan se vendimi i tyre mori parasysh “seriozitetin ekstrem” të çështjes.
Sarkozi, i cili gjithmonë ka mbajtur pafajësinë e tij, u shpall fajtor për konspiracion kriminal mbi përpjekjet e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë për të siguruar fonde për kandidaturën e tij presidenciale të vitit 2007 nga Libia, gjatë sundimit të udhëheqësit të ndjerë të vendit, Gaddafi.
Kjo është hera e tretë që Sarkozy dënohet për akuza të lidhura me mashtrim.