'Shembull për zgjedhje të lira dhe të qeta'/ Saiti: Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme, qeveria pëson humbje në komuna

Gazetari Gazmend Saiti, nga studioja e emisionit “Kafe Shqeto”, është shprehur në lidhje me zgjedhjet vendore të Kosovës, ku një grup xhirimi nga “Syri TV” është stacionuar në vend për të ndjekur nga afër të gjithë procesin e votimit për zgjedhjen e 38 kryetarëve të komunave.

Sipas të dhënave, të drejtë vote kishin 2 milionë e 69 mijë e 98 votues brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë ishin të regjistruar për të votuar nga jashtë vendit.

Duke komentuar procesin, Saiti u shpreh se zgjedhjet në Kosovë dëshmuan një nivel të lartë qytetarie dhe vetëdije politike. “Zgjedhjet në Kosovë, edhe një herë, treguan se ka qytetari, ka zgjedhje të lira dhe ka ndërgjegjësim politik, por edhe ndërgjegjësim qytetar. Po ta shikoni, nuk kishte asnjë incident mes qytetarëve në të gjithë Kosovën, asnjë përplasje, as kërcënim me armë apo gjëra të këtij lloji. Gjithçka shkoi e qetë,” deklaroi ai.

Gazetari shtoi se kjo veprimtari e ndërtuar nga qeveritë e Kosovës për zhvillimin e procesit zgjedhor ka ndihmuar në uljen e tensioneve. “Populli është ai që thotë: ‘Ky është një fakt që do shkuar mbaruar dhe pastaj çdo gjë vazhdon normalisht.’ Nuk është si këtu, ku edhe pasi mbarojnë zgjedhjet, njerëzit, edhe vëllai me vëllain, nuk flet. Ky standard nuk është,” u shpreh Saiti.

Duke folur për rezultatet paraprake, ai theksoi se zgjedhjet sollën një disfatë për qeverinë. “Mund të quhet disfatë, sepse vazhdon të ngelet po me ato katër komuna. Nga 38 gjithsej, ai ka katër komuna të tijat dhe Gjilanin, që e ka si komunë më të madhe. Krahasuar me të tjerat, si Fushë Kosova apo Shtima, këto janë më të vogla,” tha gazetari.

Sipas tij, situata aktuale politike në Kosovë mund të çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. “Kosova, për mua, është në stadin që do kalojë me patjetër në zgjedhje të parakohshme, sepse Albin Kurti me 61 vota nuk arrin dot të formojë qeverinë,” vijoi Saiti.

Saiti:

Zgjedhjet në Kosovë, edhe një herë treguan se ka qytetari, ka zgjedhje të lira dhe ka ndërgjegjësim politik, por edhe ndërgjegjësim qytetar, pasi po ta shikoni, nuk kishte asnjë incident mes qytetarëve në të gjithë Kosovën, nuk kishte asnjë përplasje të tipit “po i hedh votën atij”, kërcënim me armë apo gjëra të këtij lloji; gjithçka shkoi e qetë.

Kjo veprimtari e ndërtuar nga qeveritë e Kosovës për pjesën e zhvillimit të zgjedhjeve, natyrisht që ul tensionet në popull, dhe populli është ai që thotë: “Ky është një fakt që do shkuar mbaruar dhe pastaj çdo gjë vazhdon, jeta normalisht.”

Nuk është si këtu që edhe kur mbarojnë zgjedhjet, vazhdojnë njerëzit, edhe vëllai me vëllain nuk flet; ky standard nuk është.

Në Kosovë, tani po kalojmë tek pjesa e rezultateve, rezultatet sollën një disfatë të qeverisë. Mund të quhet disfatë sepse vazhdon të ngelet po me ato 4 komuna. 38 janë në total, ai vazhdon të ketë 4 komuna të tijat dhe Gjilanin që e ka si bashki, ose them si komunë më të madhe duke e krahasuar me këto të tjerat: Fushë Kosovën, me Shtimën e këto; këto janë komuna inferiore, mund të themi. Mirëpo janë komunat e mëdha… Ose rasti konkret tek Prishtina: ka shkuar në balotazh dhe insiston të thotë që “unë mund t’i fitoj zgjedhjet”, Hajrulla Çeku. Jo, ti nuk mund t’i fitosh sepse ka dalë ai tjetri para teje.

Në një farë kohe ai e bëri më shumë edhe për test, test për zgjedhjet e parakohshme, sepse Kosova për mua është në stadin që do kalojë me patjetër në zgjedhje të parakohshme, sepse Albin Kurti me 61 vota nuk arrin dot të formojë qeverinë.