'Asnjë gjykatë në Shqipëri nuk ka kryetar të zgjedhur', Korreshi: Reforma në drejtësi është kthyer në farsë!
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në një lidhje “Skype” për emisionin Kafe Shqeto, komentoi me tone kritike mënyrën sesi po funksionon reforma në drejtësi dhe përbërja aktuale e institucioneve të saj.
Korreshi u ndal veçanërisht te Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), duke shprehur zhgënjimin për përfaqësuesit që ndodhen në krye të tij, të cilët “janë shembulli më i qartë i dështimit të reformës”.
“Me të thënë të drejtën, kur pashë çfarë lloji përfaqësuesish në krye të KLGJ, të vinte shumë keq,” tha deputeti demokrat, duke shtuar se ndjekja e Komisionit të Ligjeve ishte mjaft zhgënjyese dhe tregoi qartë “ku ka përfunduar reforma në drejtësi”.
Sipas Korreshit, deklaratat e drejtuesve të rinj të sistemit gjyqësor për “reforma të thella” janë të shkëputura nga realiteti, duke sjellë si shembull faktin absurd që proceset gjyqësore, në vend që të përshpejtohen ndjeshëm, janë ulur vetëm “me 16 ditë në 15 vite”.
Deputeti i PD u shpreh se sistemi i drejtësisë është lënë në dorën e një administrate formale, ku shumica e gjykatave drejtohen nga nënkryetarë të komanduar, pasi mungojnë drejtuesit e zgjedhur me mandat të plotë.
“Asnjë gjykatë në Shqipëri sot nuk ka një kryetar të zgjedhur, të gjitha drejtohen me artificë, nga nënkryetarë që nuk e kanë plotësuar kriterin e 7 viteve për t’u bërë kryetarë,” theksoi Korreshi.
Deklarata për 'Kafe Shqeto':
"Me të thënë të drejtën, kur pashë çfarë lloji përfaqësuesish në krye të KLGJ, të vinte shumë keq.
Nuk ka mundësi, të ndjekësh Komisionin e Ligjeve të ftosh gjithë shqiptarët, ishte pak i gjatë si takim, në mbaruam rreth orës 8 të darkës e ta dëgjosh, shikon se ku ka arritur reforma në drejtësi.
Ai tha: “Unë kam bërë reformë të thellë, e kam ulur me 16 ditë procesin”, dhe po mendoja, çfarë thotë ky, ku jeton.
Ai tha që në 15 vite e kam ulur me 16 ditë. Pra, një njeri normal duhet të presë 15 vite (pa 16 ditë) që e ka ulur ky kryetari i ri, që të përfundojë një proces.
Si përfundim, duke qenë se ai kishte marrë një rol tamam të të vendosurit, e pyeta sa e ngrohtë apo e nxehtë ishte gogla, që e kishte rus mbiemrin, edhe pjesa u detyrova ta pyesja pasi artikuloi disa herë se kishte qenë profesor i të drejtës së punës: “A do na thuash se çfarë pune bën?”
Sepse nuk po i njihte si përgjigje të gjitha pyetjet që opozita ka bërë në Komisionin e Ligjeve.
Imagjino, ishte i gëzuar që të gjitha gjykatat e Shqipërisë, përveç Gjykatës së Lartë, drejtoheshin nga nënkryetarë.
E pyeta se kur do e hidhte tenderin, sepse njerëzit duhet ta dinin, tha se ishte akoma në fazë verifikimi. Pra, jemi akoma në fazën e administrimit.
Asnjë Gjykatë e Shqipërisë sot (duke pasur KLP dhe SPAK), por sa i përket djeshmes, asnjë gjykatë nuk ka një kryetar të zgjedhur, por ka një nënkryetar me një lloj artifice, sepse duhet të kesh 7 vite që të bëhesh kryetar"