Arrestohet në Tiranë nipi i Astrit Avdylit, i përfshirë në dosjet ‘Metamorfoza’ dhe ‘Rrumi’
Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Aldo Avdyli, nipi i Astrit Avdylit, një emër i njohur për autoritetet e drejtësisë. Gazetari i Syri TV, Klajdi Bodlli, raportoj se arrestimi është kryer pas një operacioni në kuadër të goditjeve të grupeve kriminale dhe kapjen e personave të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Aldo Avdyli ka rezultuar i përfshirë në dy çështje të mëdha hetimore: dosjen “Metamorfoza”, që ka zbuluar rrjete kriminale në vend, si dhe në dosjen më të fundit të njohur si “Rrumi”, ku janë dokumentuar lidhje të dyshuara mes figurave të krimit të organizuar dhe aktiviteteve të paligjshme.
I riu është kapur në një apartament pranë zonës së Kopshtit Zoologjik të Tiranës.