ZYRTARE/ Dybala vendos të ardhmen: Sezonin e ri do luaj me këtë skuadër

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka hedhur poshtë të gjitha zërat në merkato të cilat kanë përfolur një transfertë të mundshme të argjentinasit drejt Barcelonës.

Në një intervistë për “Tuttosport”, Dybala ka thënë se ndihet i lumtur tek “Zonja e Vjetër” dhe nuk po e mendon largimin, shkruan SYRI.net

“Tek Juventusi jam i lumtur, jam shumë mirë dhe këto ditë unë po vijoj trajnimin për tu rikthyer në formën më të mirë fizike. Dua të kaloj një sezon po aq të mirë sa ai i mëparshmi”, u shpreh ai.